Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se ka hequr taksën prej 22 euro që u kishte vendosur kampionëve që hynin në territorin e Kosovës. Kjo taksë paguhet nga importuesit për dezinfektimin e kamionëve, si pjesë e masave anticovid.
“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, njofton Ministria e Brendshme e Kosovës.