Basha reflekton pas Kim? Mblidhet nesër Këshilli Politik. Do ketë kushte të reja?

AKTUALITET


Tre orë pasi ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman ishin në zyrën e Lulzim Bashës, ka ardhur edhe një reagim nga opozita për Reformën Zgjedhore.

Përmes një deklarata, të firmosur nga Bylykbashi dhe Vasili kërkohet që Këshilli Politik të mblidhet nesër në orën 17:00.


“Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17:00.” – thuhet në deklaratë.

Edhe pse nuk dihet ‘mesazhi’ që SHBA, BE dhe Britania e Madhe i kanë çuar sot Bashës, ky reflektim vjen pas dështimit të djeshëm të tryezës.

Më herët, ambasadorët kanë bërë thirrje për vijimin e tryezës, por edhe për të mos vendosur parakushte për Reformën Zgjedhore.




Skip to toolbar