Depolitizimi i administratës, Lumezi: S’do bëhet mrekullia, por krijohet kulturë tjetër, partitë do jenë larg

Më të fundit


Zv.kryeredaktori i gazetës Panorama, Aristir Lumezi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 thotë se me depolitizimin e administratës zgjedhore do të krijohet kultura e qëndrimit të partive larg nga ky seksion.

Lumezi shprehet se nuk do të bëhet mrekullia në këtë aspekt me Reformën  Zgjedhore por të paktë partitë nuk do çojnë avokatët e tyer për një rast komisioneri abuzues në zgjedhje.

”Administrata zgjedhore e cila ka qenë problematike dhe e evidentuar edhe në raportet e OSBE ka dështuar. Palët i janë ruajtur njëri- tjetrit që mos vjedhin. Ky moment nuk bën mrekullinë por do krijojë kulturë tjetër dhe palët do jenë larg. Por partitë nuk do çojnë avokatët e tyre për një rast komisioneri abuzues. Edhe Reforma nuk përbën produktin më të mirë. Për mua ka pasur një Reforma më e hershme prej zgjedhjeve 2017. Do fillojë normalisht. Opozita nuk pati dhe shumë çështje për Kolegj Zgjedhor. Më pas u ndez debati. Duhet të kishte më shumë transparencë. Ne nuk dimë cila ishte paketa bazë që u hodh në tavolinë, propozimet e opozitës, çfarë u pranuan dhe ku janë ngërdheshur palët.”- tha Lumezi.



Skip to toolbar