Vijon përhapjen koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit janë shënuar 53 raste të reja, të dala pas testimeve të bëra nga ISHP në personat e dyshuar.
Janë kryer 320 testime dhe janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.
Shifrat zyrtare jane bere publike sot gjate raportit ditor nga ana e Ministrise se Shendetesise, lidhur me situaten me te fundit te koronaviruisit ne vend.
Ministria e Shëndetësisë njofton se po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar thyerjen e karantinës.