Një 70 vjecare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit.
E moshuara mësohet se vuante nga një formë e rëndë e leukozës.
“Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës, tha ministria.