Lela: Basha është i zoti i shtëpisë, duhet të reflektojë, Balliu: Ftesa për të gjithë ata që duan rrëzimin e Ramës

AKTUALITET


Mendime të ndryshme janë hedhur këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News 24, ndërsa të gjithë bashkoheshin në pikën që PD-ja duhet të hapet, e gjitha kjo në funksion të fitores në zgjedhjet parlamentare.

Agron Gjekmarkaj: Intuita politike e thërret Bashën që të rikthejë disa prej figurave, këtë do ta quaja një operacion të domosdoshëm me elektoratin. Basha në optikën time do të japë mesazhin se një njeri i trashë apo servil bëhet ministër apo deputet, ndërsa një njeri që mendon, që hedh ide, një kritikë ikën dhe largohet. Pra, Basha duhet të japë garanci nëpërmjet meritokracisë brenda partisë. Këto institucione janë të brishta brenda PD, ai duhet të tregojë se një njeri mund të bëjë karrierë brenda PD edhe pse nuk i pëlqen atij.

Ergys Mërtiri: Në kushtet ku është Basha duhet të fitojë zgjedhjet. E ka në kontroll partinë aq sa iduhet për të shpalosur opsionin e tij. Ky vend të mos harrojmë ka një emergjencë për ta ndryshuar qeverisjen, ka një pushtet që sa vjen e bëhet më i rrezikshëm.

Alfred Lela: Jam dakord që reflektimi duhet, por nuk duhet të krijojmë inflamacion të hapjes se po të jetë ashtu nuk sjell asgjë. Jemi në kushtet e frymës, e cila është më shumë se strategji. Reflektimi i Bashës duhet të jetë se ai është i zoti i shtëpisë. Këtu pastaj fillon reflektimi i të tjerëve, pra nëse e bën Basha. Por këta zotërinjtë kanë pasur një parehati me të pranuarin e Bashës si kryetar partie.

Sokol Balla: Këtë lloj gjëje e kanë pasur ata që kur Basha nuk ishte kryetar…

Alfred Lela: Patjetër se e kanë parë talentin e tij që rritet

Fahri Balliu: Kjo është ftesë e hapur institucionale që të mblidhen të gjithë ata që duan të rrëzojnë Ramën. Mendoj që dera e PD është e hapur mjaft të jetë kundër diktatorit Erdoganist…

Agron Gjekmarkaj: Kam menduar gjithmonë se në 2017, PD ka pasur listë të dobët. Basha ka bërë opozitë të fortë për kauza të caktuara, djegia e mandateve, mos hyrja në zgjedhje e ka rritur frymën opozitare.



Skip to toolbar