Mustafa godet Thaçin për kufirin, por nuk e quan tradhëtar

KOSOVA


Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është përfshirë në diskutimin për çështjen e Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së fundi është akuzuar se po bashkëpunon me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se do të fitonte ndonjë duartrokitje nëse do ta cilësonte presidentin Thaçi si bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. “Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiçit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund t’i them, veçse e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët”, ka thënë Mustafa. Ndërsa për korrigjimin e kufijve, ka thënë se Thaçi është duke vepruar në mënyrë të gabuar. “Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët”, ka shkruar në fund Mustafa.



Skip to toolbar