Covid-19 në Botë, rriten rastet në Gjermani e Spanjë. OBSH: Më shumë fëmijë e të rinj të infektuar

AKTUALITET


Infektimet me koronavirus në Gjermani janë rritur për të dytën ditë radhazi. Me 1147 raste të reja të shënuara gjatë 24 orëve të fundit, vendi kthehet pas me tre muaj, në nivelin e përhapjes së pandemisë.  Duke filluar nga maji, trendi i infeksioneve të reja kishte rënë, po që prej fundit të muajit korrik rastet kanë ardhur duke u rritur. Koronavirusi ka prekur deri më tani mbi 214 mijë persona në Gjermani, dhe ka marrë rreth 9100 jetë njerëzish.

Me 309 800 raste të konfirmuara, Spanja tejkalon Mbretërinë e Bashkuar dhe bëhet vendi i Europës perëndimore me më shumë infektime me Covid-19. Spanja ka shënuar përkeqësim të situatës gjatë ditëve të fundit, me mbi 1600 raste të shënuara në 24 orë.

Ndërkaq, në të gjithë botën rastet me koronavirus i tejkaluan 19 milionë, 1 milion prej të cilëve në vetëm 4 ditë. Jetët e humbura janë më shumëse 7120 mijë. Më shumë se 4 raste në dhjetë gjenden në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil, dy vendet më të prekura më respektivisht mbi 4,8 milionë dhe 2,9 milionë raste. Rajoni me numrin më të lartë të infektimeve është Amerika Latine dhe Karaibet me mbi 5,2 raste të evidentuara; pasojnë Kanadaja dhe SHBA.

Afrika, kontinenti më pak i prekur pas rajonit të Oqeanisë, tejkaloi 1 milion rastet mbrëmjen e së enjtes, me shumë se gjysma e të cilave në Afrikën e Jugut. Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i infektimeve mes fëmijëve është shumëfishuar me 7, ndërsa ai i të rinjve me 6. Kjo, sipas OBSH, shpjegohet edhe me shtimin e testimeve.



Skip to toolbar