Nga atentati i mbrëmshëm në fshatin Poro në Vlorë, mbeti i vdekur 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe është plagosur Eno Mata që dyshohet, sipas policisë se ka qenë shënjestër e atentatit. Por Mata ka folur për News 24 dhe ka thënë se ai nuk ka bërë asnjë vrasje në Greqi, por vetëm ka grabitur një bankë, krim për të cilin ka vuajtur dënimin. Mata thotë se atë e kanë ngatërruar me një anëtar bande në Greqi, ndaj edhe e kanë qëlluar.
“Unë nuk kam bërë asnjë vrasje, vetëm kamë bërë vjedhje në bankë. Jam dënuar për këtë punë. Atje më kanë ngatërruar me një anëtar të një bande. Prandaj më kanë qëlluar” është shprehur Eno Mata.
Më pas ai ka thënë se autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij dhe shokut të tij kanë dalë nga një ferrë ku ishin fshehur.
Dyshohet se vrasja e mbetur në tentativë e Matës është porositur në shtetin fqinj, Greqia, pasi ai dyshohet për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos. Një krim të cilin vetë Mata e ka mohuar.