Shqipëria dështoi sërish të merrte kreun e grupit në Ligën e Kombeve pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë përballë Kazakistanit. Rezultati ishte sërish zhgënjyes por kjo ishte një sfidë jo e lehtë për teknikun italian pasi duhet të bënte pa shumë lojtarë titullarë, mungesa luksi për shkak të COVID-19, pamundësisë për tu grumbulluar me përfaqësuesen në këto dy sfida apo dëmtime në momentet e fundit.
Reja hodhi në fushë sërish një formacion ndryshe, me 2 lojtarë si Broja e Kumbulla që aktivizoheshin për herë të parë si titullarë apo dhe me një debutues si Kallaku. Lituania, kundërshtari i Shqipërisë të mërkurën, është një tjetër test i rëndësishëm për kuqezinjtë dhe mbi të gjitha për trajnerin Edy Reja i përfunduar së fundmi nën akuzë për skemën që ai aplikon dhe mungesën e rezultateve.
Italiani duhet të bëj në këtë transfertë pa një tjetër titullarë të rëndësishëm si Amir Abrashi. Mesfushori doli i dëmtuar në fundin e ndeshjes përballë Kazakistanit dhe nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit as në stërvitjen e fundit.
Përtej këtyre detajeve, Shqipëria do të provoj të fitoj përballë Lituanisë për të ruajtur statusin si favorit në grup, objektiv fiks ky i vendosur nga FSHF dhe mënyra e vetme për të shmangur presion mbi trajnerin dhe mbi grupin e lojtarëve.