Ekspertja e ISHP: Ja kategoritë që përjashtohen nga detyrimi për maskën

CORONAVIRUS


Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tregoi në emisionin “Real Story”, në News24, se cilat kategori të shoqërisë nuk do të jenë të detyruar të mbajnë maskën.

Tomini theksoi se përjashtohen nga detyrimi fëmijët nën moshën 11 vjeç, personat me aftësi të, si dhe personat që kanë probleme pulmonare.

Tomini: Kemi dy grupe specifike se kush janë personat që do të mbajnë maskën dhe grupet e tjera, që nuk do të mbajnë maskë. Pra, do të ketë një ndarje në dy kategori. Nëse do të kemi subjekte që do të kenë problematika shëndetësore nga mbajtja e maskës, nga mjeku i familjes janë kategori të caktuara, që do të përjashtohen me një rekomandim të mjekut. Duhet theksuar se respektimi i vendosjes së maskës do të jetë si në ambientet e mbyllura, ashtu edhe në të hapura. Vetëm gjatë konsumimit të kafeve apo në restorante do të hiqet maska, hyrjet në këto ambiente do duhet të bëhen me maskë. Fëmijët nën moshën 11 vjec nuk do të mbajnë maskë në ambientet e jashtme, personat me aftësi të kufizuara janë të përjashtuar, personat që kanë probleme pulmonare janë të përjashtuar. Një element tjetër i rëndësishëm, në studiot televizive nuk do të vendosen maska, sepse do të ruhet distanca.



Skip to toolbar