Ibrahimoviç nuk ndal thumbimet: Milano s’pati kurrë mbret, kanë një zot!

Më të fundit


Sulmuesi 39-vjeçar Zlatan Ibrahimoviç nuk ndal thumbimet pas derbit të Maddoninës ku shënoi dy gola dhe i dha fitoren Milanit ndaj Interit.

‘’Milano nuk pati kurrë një mbret, kanë një zot’’, kjo është ajo çfarë shkruan Ibra për veten e tij teksa dihet që gjithë lufta në derbin e madh të Italisë, Milan-Inter është se çfarë ngjyra do të veshë qyteti duke ditur se dy ekipet historike janë armike të përbetuara të njëra-tjetrës si dhe zgjatime të njëra-tjetrën pasi Inter ka lindur nga Milan.

Pasi përfundoi ndeshja, Ibrahimoviç menjëherë postoi një foto me dy luanë dhe titullin ‘’Reputacion’’. Kujtojmë se Ibrahimovic ka luajtur më parë për Inter ku ka realizuar mjaft gola por duket se e ka lënë pas të shkuarën dhe tashmë i intereson vetëm vetja e tij dhe Milan.

Suedezi kaloi COVID-19 duke u karantinuar për dy javë në shtëpi, por ai është rikthyer më i fortë se kurrë teksa Milan për herë të parë pas shumë vitesh kryeson Serinë A me pikë të plota në 4 ndeshje të luajtura.



Skip to toolbar