“Ndërpritet funksionimi i Bordit të Transparencës”/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

EKONOMI


Bordi i Transparencës do të pushojë së funksionuari. Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit pas mbledhjes së Këshillit të MInistrave.

Ibrahimaj u shpreh se ky vendim u mor pasi prej dy javësh, çmimet në bursë janë stabilizuar.

“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Ne sot vendosëm që do të ndërpresim Bordin e Transparencës, që prej disa muajsh ka qenë në funksion. Ka pasur disa muaj që ka pasur luhatje të çmimeve të karburanteve. Prej dy javësh, çmimet e bursës janë stabilizuar”, theksoi ajo.



Skip to toolbar