Komisioni i Vlerësimit ka përmbyllur përzgjedhje e kandidatëve për deputetë teksa do i dorëzojë Kryesisë 326 emra për kandidatë për deputet.
Kjo ishte faza tre, pas një të anëtarësisë dhe dy të Komisionit të Vlerësimit.
Tashmë vendimtare do të jetë vota e Kryesisë së PD që do të zgjedhë 140 kandidatët finalë.
Mësohet se të paktën deri më tani 80% e kandidatëve janë nga lista me 326 emra të Komisionit të Vlerësimit, kurse Kryesia dhe kryetari kanë tashmë të drejtën e propozimit të 20% të emrave për kandidatë.
Në fund Kryesia voton dhe zgjedh 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 20201.