Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Dautaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se është i rënduar nga ana shëndetësore, duke shtuar se të gjithë duhet të jemi pranë naftëtarëve dhe grave, që janë në grevë.
Postimi në “Facebook” i Kreut të Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj:
Të nderuar kolegë, sot u bë dita e gjashtë që unë nuk gjendem mes jush, por çdo moment të ditës dhe natës, unë jam aty me ju.
Sot mora dhe testin , pozitiv. Jam shumë i rënduar nga ana shëndetësore, është kura e 4 e ilaçeve që ndërrova sot. Po shoh këto ditë që janë hedhur në veprim për prishjen e grevës, disa krimba që dhe toka nuk i do.
Greva është e grave, ju nëse doni qëndrojuni pranë, vendimin se kur do dalin e marrin vetëm ato. Unë dhe nesër të më vijë vdekja do jem mes jush.
Siç kemi një vit që luftojmë bashke. Veprimi i radhës, nëse s’gjejmë zgjidhje, do çudisë botën, dhe ne e mbajmë fjalën. Gjendjuni pranë grave Heroina.