Rama shtron iftar dhe fton për arsye: Ajo mbetet, pushteti ikën

Më të fundit


Kryeministri i Edi Rama ka shtruar sonte iftar për besimtarët myslimanë për nder të “Natës së Kadrit”, ku ka dhënë edhe disa mesazhe për opozitën vetëm pak orë para se të nisë fushata elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Të pranishëm në iftarin e shtruar nga Rama ishin edhe krerët e besimeve fetare në vend, politikanë,  besimtarë dhe diplomatë të huaj, ku duke u uruar agjërim të mbarë e të pranuar për besimtarët, ai përcolli mesazhe të forta duke cituar edhe librin e shenjtë të Kuranit.

“Për të përligjur forcën hipokritët përpiqen t’i afrohen forcës që mbart shembulli që ta shpërdorojnë, megjithatë më të fortë se sa shembulli i pararendësve nuk ka dhe tu përngjash atyre është virtytit.  Jemi sidoqoftë të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi veshë të dëgjojmë që pushtet ndërrohen, por shtegu i arsyes mbetet. Dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten. Qoftë  edhe kjo banesë meditimi sot e kthyer  në e tillë për shkak të sofrës së iftarit, një shëmbëlltyrë për përultësi për paqe dhe dashtë zoti rrezatoftë edhe më gjerë. Po në fund fare siç thotë fjala në Kuran: Këtë banesë të mrame ua japim atyre që nuk duan të jenë kryeneçë dhe të marrin  njerëzit në qafë dhe gjithçka në fund iu përket atyre që iu ka përkitur gjithmonë. janë ata që i frigohen zotit, Ju qoftë i lehtë dhe i pranuar agjërim besimtarëve”, tha mes tjerash Rama.

Ai shtoi se qeveria e tij është e gatshme të dëgjojë dhe për këtë i ka veshët e drejtuar nga thirrjet e opozitës. Një falënderim të veçantë Rama kishte edhe për familjarët e dëshmorëve të kombit, të cilët ishin  prezentë në iftarin e shtruar nga kryeministri.

“Të dashur miq, ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari, ku buka që ndajmë së bashku është dëshmia më domethënëse se si zemra i flet zemrës. Dëshiroj t’i uroj një mirëseardhje të veçantë Basri Tanushit, Osman Basha dhe Rakip Cuku, baballarë dhe vëllezër të baballarë dhe vëllerër të dëshmorëve të kombit Klodjan Tanushi, Ibrahim Basha dhe Artan Cuku. I përjetshëm dhe i paharrueshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të atdheut. Në sofrën e iftarit ka vend për të gjithë edhe për hipokritët, për të cilët i shenjti Kur’an dëshmon se janë gënjeshtar”, deklaroi Rama.



Skip to toolbar