Joe Biden president i 46 në SHBA

BOTA


Joe Biden është zyrtarisht i certifikuar nga Kongresi i SHBA si fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Pritet që Biden më 20 dhjetor në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë të betohet si Presidenti i ri i SHBA.

Duket se gjithë protesta e djeshme e dhunshme që shkaktoi plot 4 viktima, 14 efektivë të plagosur dhe 52 të arrestuar nga mbështetësit e Trump vetëm sa shtyu me disa orë verdiktin final.

Madje demokratët e Biden tashmë për herë të parë nga 2009 do të kenë në dorë Senatin, Kongresin dhe Presidentin në Shtëpinë e Bardhë.



Skip to toolbar