Ndërsa Partia Socialiste nis të shtunën pasdite zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit, PD bëhet gati për protestën e së djelës.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha postoi në facebook një video përmes të cilës fton shqiptarët t’i bashkohen protestës së opozitës.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha, mbi videon ku me shifra tregon arsyet pse duhet protestuar.
Më herët, kryeministri Rama postoi një letër të shtatë publike, por këtë herë drejtuar demokratëve dhe jo Bashës.
Në këtë letër kryeministri bënte të ditur se rruga e ndjekur nga lidershipi i PD-së është e gabuar dhe e gjitha vjen vetëm sepse Basha ka frikë nga humbja në zgjedhje dhe nga drejtësia.