LE MONDE: Debati mbi pasaportën vaksinale

CORONAVIRUS


Mbyllja e kufijve për personat e pavaksinuar, debati përçan Bashkimin Europian

Nëse disa shtete, si Greqia, janë për një pasaportë vaksinale, të tjerë vende, si Franca, trëmben se kjo masë mund të shkojë në sensin e vaksinimit të detyruar.

Tema është politikisht e minuar dhe përmban në të elementë të një debati të ri mes europianëve. Por 27 vendet e BE-së nuk do të munden ta shmangin edhe nëse e provojnë. Gjatë mbledhjes me video-konferencë mes shefave të shteteve dhe të qeverive, parashikuar sot (21 janar), nuk mund ta shmangin debatin mbi pasaportën vaksinale, me gjithë riskun se kjo temë mund t’i përçajë. Në kohën kur fushatat e vaksinimit janë ende në fazën e fillimit dhe duke qenë se në këtë pikë ende nuk dihet në ç’masë vaksina limiton transmetimin e virusit nga personi i vaksinuar, ata do të duhet t’i shtynin për më vonë pikat më të nxehta të këtij debati.

  U bënë disa javë që kur Komisioni punon mbi këtë pistë, por të martën e 12 janarit, kryeministri grek vendosi ta ngrejë debatin në skenën publike. Në një letër adresuar Ursula von der Leyen, Kyriakos Micotaqis, i bën thirrje BE-së të adoptojë një certifikatë të standardizuar të vaksinës. ‘’Personat e vaksinuar do të duhej të jenë të lirë të udhëtojnë’’, shkruan lideri konservator. Ai shton se ‘’Për vende si Greqia, të cilat varen nga turizmi, është tejet e rëndësishme që ky problem të jetë zgjidhur përpara sezonit veror’’.

Ndërkohë që rritja e infektimeve në disa vende dhe përhapja e varianteve të reja të virusit përkthehen me shtrëngime të shtuara në kufijtë e brendshme të BE-së, Athina nuk është e vetmja që rekomandon pasaportën vaksinale. Iniciativa e saj ka marrë tashmë mbështetjen e disa vendeve europiane, kryesisht të atyre vendeve si Spanja dhe Portugalia, ekonomitë e të cilave janë fort të orientuara nga turizmi.  Por jo vetëm. Danimarka dhe Polonia, të cilat kanë filluar tashmë të shpërndajnë pasaporta për personat e vaksinuar, e mbështesin fort këtë ide.

Risk i lartë politik

Megjithatë propozimi i kryeministrit grek përballet gjithashtu me oponencë të fortë. Për shembull në Rumani, ku presidenti, Klaus Iohannis, mendon se nuk është ide e mirë, pasi kjo do të ndante popullsinë e Unionit në dy pjesë. Apo në Francë, ku sekretari i shtetit për çështjet europiane, Klement Bon (Clément Beaune), ka bërë menjëherë të qarta rezervat e tij. ‘’Është një debat që nuk do të duhej të ekzistonte. Është shokuese që, ndërkohë që kemi nisur vaksinimin në Europë, të ketë të drejta më të mëdha për disa duke privuar  të tjerët. Ndryshon puna kur aksesi në vaksinim të jetë për të gjithë njësoj.’’

Emanuel Makron e konsideron temën e pasaportës vaksinale me risk të lartë politik. Ndërkohë që francezët nuk duan të dëgjojnë asgjë, që në një mënyrë apo një tjetër do të mund të interpretohej si një detyrim vaksinimi. Një projekt-ligj i qeverisë i dhjetorit të kaluar, i cili parashikonte që disa detyrime dhe kufizime mund të vareshin nga administrimi i vaksinës, u shty për më vonë për shkak të polemikave që ai shkaktoi. 

Berlini për momentin po tregohet i tërhequr. Por në rrethin e kancelares Merkel mendimet janë të ndryshme. Nëse disa ministra e kanë kritikuar propozimin grek, ministri i jashtëm, Heiko Maas, e ka mbështetur. ‘’Ende nuk e dimë nëse personi i vaksinuar mund të infektojë të tjerët. Por është e qartë se një përson i vaksinuar nuk privon askënd nga një respirator. Kjo rrëzon një nga arësyet kryesore për të cilat kemi limituar të drejtat fondamentale’’- deklaroi ai për Bild më 17 janar.

Në këtë kontekst Komisioni iu kërkon 27 vendeve anëtare të punojnë për të trajtuar çështjen deri në fund të janarit dhe për të përgatitur një certifikatë vaksinimi, e cila do të njihej nga të gjitha vendet dhe që do të ishte konform legjislacionit europian për ruajtjen e të dhënave. ‘’Bëhet fjalë për një mjet mjekëor, të nevojshëm në një pikëpamje medikale, nëse do të donim për shembull të ndjekim efktet dytësore të vaksinës’’- shpjegon Komisarja e shëndetit Stella Kyriakides.

Ekuilibër i drejtë

Për sa i përket asaj se ‘’çfarë do të ishte e lejueshme të bëhej me këtë certifikatë, ky është një vendim politik dhe kjo iu përket liderve europianë’’ – do të deklaronte Ursua von dre Leyen më 15 janar. ‘’Do të duhej të gjehej një ekuilibër i drejtë, i cili do t’iu lejonte të gjithëve të udhëtojnë, qoftë me certifikatën e vaksinimit, qoftë me një test negativ nëse nuk jemi të vaksinuar’’. Do të duhej që europianët të angazhohen për të njohur reciprokisht testet. Ka më shumë se tre muaj që ata diskutojnë pa sukses, por do të duhej të arrinin një akord në Këshill të enjten (21 janar) – thotë anonimisht një diplomat.

Për momentin, Komisioni fton vendet anëtare të ngrenë një strategji depistimi, duke rritur testet e shpejta e duke rritur kapacitetet, për të identifikuar më mirë mutacionet e virusit.

Ekzekutivi europian gjykon gjithashtu urgjent të shtohet ritmi i vaksinimit. Ai angazhohet bashke me vendet anëtare dhe Agjensinë europiane të medikamenteve, për të bashkëpunuar me sektorin privat, me qëllim favorizimin e rritjes së prodhimit të vaksinës. Pfizer e BioNTech, vaksina e së cilës është miratuar në fund të dhjetorit, duhet të hapin një uzinë të re në Gjermani. Sanofi do të mund të kontribuonte në prodhimin e vaksinës së AstraZeneca, e cila mund të miratohet në fund të janarit. Edhe Bayer është bashkuar me laboratorin CureVac.

Në këtë kontekst, Brukseli inkurajon të 27-ët të adoptojnë objektivin për të vaksinuar 80% të personelit mjekësor dhe të moshës mbi 80 vjeç brenda muajit mars dhe 70% të adultëve (200 milionë persona) deri në verë. Momentalisht rreth 5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, që parashikon dy doza, por Margaritis Schinas (zëdhënësi i Komisionit) i gjykon këto objektivë realisht të arritshëm. Megjithatë kur u pyet se cilën duhet të kuptojmë si datë të skadimit të këtij afati, ai i lë vetes një marzh manovre- ‘’Verë është nga 1 qershori deri më 31 gusht.’’  



Skip to toolbar