A është autentik përgjimi “Babalja”? Salianji: Ekspertiza britanike tha se…

#NËRADAR


I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh se prokuroria devijoi akuzat për trafik droge ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj. Duke folur për pretencën e Prokurorisë, që kërkoi dënimin e tij me 1.6 vite burg, Ervin Salianji tha se ndaj tij prokuroria nuk ka asnjë provë apo fakt për të.

“Ka kohë që jam i pandehur. Sot konfirmohet ajo që kam thënë prej kohësh, një grup prokurorësh shmangën akuzën për trafikun e drogës dhe devijuan. Ditën që u publikua përgjimi, Agron Xhafaj shkoi për të vuar dënimin. Vëllai i tij ministër u dorëhoq. Dhe tre prokurorë që janë marrë me këtë çështje janë larguar nga sistemi drejtësisë. Ajo që nuk mbulohet dot sot është se nuk ka asnjë provë apo fakt, përveç dëshmisë së një personazhi që unë nuk e kam takuar asnjëherë”, tha Salianji.

Më tej, Salianji u shpreh se pretenca e prokurorisë për dënimin e tij dhe të gazetarit Olldashi është një ditë e keqe për qytetarët shqiptarë. Ai tha se do të dalin përgjime më vonë, ndërkohë që prokuroria duhet të kishte hetuar Agron alias Geron Xhafën për grup të strukturuar kriminal. Salianji gjithashtu tha se mes tij dhe Alfred Alizotit, personi që pretendon se ka inskenuar audi-përgjimin, nuk ka asnjë bisedë telefonike.

“Mendoj se është një ditë e keqe, jo për mua, por për shqiptarët që presin drejtësi. Nuk u hetua grupi, nuk u hetua investigimi i gazetarit Jetmir Olldashi. Duhet të mbahej këtu Agron Xhafaj, me qëllim që të zbulohej grupi i strukturuar kriminal. Do kemi kohë të nxjerrim përgjime dhe më vonë. Drejtuesit e policisë në Fier vendosen në dispozicion të Alfred Alizotit duke i dhënë para. Ai nuk ka asnjë thirrje me mua, ndërsa ka mbi 25 thirrje telefonike me Taulant Ballën. Aktekspertimi britanik thotë se “zëri i publikuar në video është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafajt”, tha Salianji.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse ishte 100 përqind i sigurt për vërtetësinë e audio-përgjimit, Salianji nuk dha një përgjigje konkrete. Ai iu referua, sipas tij, aktekspertimit të bërë në Angli të audio-përgjimit, që thotë se “zëri i publikuar në video është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafajt”. Ndërkohë, Salianji akuzoi prokurorinë se ka dërguar një audio të vënë në dispozicion nga avokati i Agron Xhafajt dhe jo atë që është publikuar nga PD.

“Ekspertët britanikë kanë marrë zërin dhe thonë se zëri i Agron Xhafajt është i ngjashëm. Kampioni Agroni thonë është i ngjashëm me zërin e z.Xhafajt. Britanikët thonë se për zërin e Agron Xhafajt dhe të Alizotit ata ja\në zëra të ngjashëm. Prokuroria nuk ka dërguar në gjyq materialin bruto, por ka marrë një bisedë telefonike me Agron Xhafajt dhe familjarëve të tij. Nuk dimë se a është dërguar zëri origjinal. Ne e dimë se mafia përdor mjete të ndryshme dhe këta persona e ndryshojnë zërin. Megjithëse e kanë dërguar kështu, prapë thuhet se është zë i ngjashëm. Prokuroria ka çuar Agron Hysenin, që nuk dihet se kush është. Siç ka thënë Rama e Fatmir Xhafaj, edhe Prokuroria ka thënë se është komplot shtetëror”, tha Salianji./Realstory.al/  



Skip to toolbar