“I premtove 200 mijë euro”, Lala përplaset me Salianjin: Provo që je jashtë kësaj historie

POLITIKË


Gazetarja e kronikës Klodiana Lala tha se çështja “Babale” është hetuar keq, por solli një të mirë që Geron Xhafa përfundoi në burg duke kryer dënimin e tij. Këtë deklaratë Lala e bëri në studion e emisionit “Real Story” në News 24, ku kërkoi nga ish deputeti Ervin Salianji prova konkrete që ai ndodhet jashtë kësaj historie. Lala ka replikuar me Salianjin duke i kërkuar të tregojë prova që e nxjerrin të pafajshëm atë në këtë çështje duke i kujtuar edhe një dëshmi të Alizotit, ku pretendonte se ish deputeti i opozitës i ka premtuar 200 mijë euro.

Kjo çështje është hetuar keq, por në një pjesë të saj është hetuar keq. Momenti që u bë denoncimi, Geron Xhafa ka qenë në Shqipëri. Një rezultat dha denoncimi i PD, sepse Xhafa nuk  do shkonte në burg. Kjo është për t’u përshëndetur. Do ta besoj këtë gjë nëse do të merrej  zëri i Xhafës sipas ligjit, siç dihet tashmë dhe në këtë kuptim them se më lind pikëpyetja e parë që ta shohë atë me dyshim. Salianji deri më tani na ka bërë vetëm deklarime publike, por në gjykatë di që nuk ka dorëzuar asnjë fakt apo dokument. Prokuroria thotë se Salianji ka organizuar këtë histori për të goditur reputacionin e Fatmir Xhafajt, dhe për këtë do paguante. Në këtë momente nuk më rezulton se personat kyç në këtë histori, Geron Xhafës dhe “Babalja” të jenë takuar me njëri tjetrin. Salianji më jep prova se si e përjashtoni veten nga kjo histori”, tha Lala.


Ndërsa Salianji tha se këtë nuk e provon ai por instancat. “Tabulatet telefonike tregojnë kontakte mes këtyre personave. Këtë nuk e provoj unë, por e provojnë instancat.  Kush ia ka vendosur Geron Xhafës pas shërbimin informativ.”

Debati mes gazetares dhe ish deputetit Salianji ka qenë i nxehtë pasi, Lala nuk ka hequr dorë duke i kërkuar që të sqarojë dëshminë e Fredi Alizotit, i cili tha në një prej seancave gjyqësore se ish-deputeti i PD i kishte premtuar 200 mijë euro. Salianji tha se nuk ka asnjë provë, komunikim apo takim mes tij dhe Fredi Alizotit.

Pjesë nga debati:

Lala: Më jep argumentin si e rrëzon dëshminë e Alizotit. Kemi qenë bashkë në seancë, kur ka dhënë dëshminë e gjatë dhe iu implikon direkt.

Salianji: Ai ka marrë lekë.

Lala: I kishe premtuar 200 mijë euro pra. Sqaroje këtë histori.

Salianji: Nëse ka një komunikim të vetëm me mua, një takim të vetëm, unë iki nga kjo punë. Po s’ka fare, se këtu është kjo çmenduri. Deklarimin që ka bërë ish-drejtori i Policisë Lushnje dhe drejtori thonë që ne nuk e njohim këtë person.

Lala: E kemi sqaruar këtë, por çështja është jeni apo jo ju pjesë e kësaj historie?

Salianji: Drejtori i Policisë Lushnje thotë se e ka takuar vetëm një herë këtë person më 1 qershor. Përgjimi telefonik tregon se janë takuar gati 30 herë.

Lala: Aty ka shpërdorim të hapur detyre. Na jep argumente që je jashtë kësaj historie./ Real Story




Skip to toolbar