Minxhozi, Salianjit: A ke prova që aktiviteti i Geronit ka lidhje me Fatmir Xhafajn?

#NËRADAR


Pretenca e Prokurorisë për dënimin e ish-deputeti të PD, Ervin Salianji, nxiti debate në studion e “Real Story”. Analisti Skënder Minxhozi, u shpreh se historia e “Babales” ka dy probleme. Ai i kërkoi Ervin Salianjit që të provonte lidhjen që ka pasur aktiviteti kriminal i Geron Xhafajt, me vëllanë e tij, Fatmir Xhafaj.

“Problemi është këtu: e para sot kjo histori është e ridimensionuar, pasi Fatmir Xhafaj nuk është më ministër, Agron Xhafaj është në Itali, Babalja iku. Kanë dëshmi që e kanë relativizuar si histori, për të mos thënë e kanë ndotur. Ju po zhvlerësoni historinë fillestare. Së dyti, ju kujtoj se nga momenti kur Geron Xhafaj i ka konsumuar veprat e vjetra penale, në Shqipëri, kur nuk ka qenë ministër i vëllai, por kahu tjetër politik”.


“Nuk do doja që politikanët të vlerësoheshin për atë që kanë bërë të afërmit e tyre. Duhet vlerësuar për atë që bën apo s’bën vetë. Përveç dosjeve të përgjimeve ambientale, ky njeri ka jetuar në Vlorë. Dihet kush e bën drogën. Si nuk doli një provë tjetër, përveç historisë “Babale”. Tani, përveç kësaj historie, Geron Xhafaj ka ndonjë histori tjetër? A ka ndonjë lidhje aktiviteti i tij me të vëllait?”, tha Minxhozi.

Ndërkohë, Ervin Salianji u përgjigj duke sjellë në kujtesë rastin e Habilajve me ish-ministrin Tahiri. “Në 4 vite a kishte provë për Habilajt e Saimir Tahirin? Asgjë! Përveç nesh, që e denoncuam që ditët e para dhe e kapi drejtësia italiane. Alfred Alizoti nuk ka dalë kurrë në media, nuk ka ekzistuar, por u përfshi shumë pas publikimit të denoncimit. I vetmi që më përfshin mua në këtë llumnajë është Fred Alizoti”, tha Salianji. /Realstory.al/.




Skip to toolbar