A mund të udhëtojmë jashtë vendit? Policia e Shtetit: Ja kujt i lejohet të hyjë e të dalë nga Shqipëria

AKTUALITET


Teksa shumë qytetarë janë në pritje të hapjes së kufijve me vendet e tjera, Policia e Shtetit ka dhënë një informacion të vlefshëm.


Ndonëse vendi ynë i ka hapur kufijtë për të hyrë, kjo nuk ka ndodhur anasjelltas, per shkak te pandemise se COVID-19.

Mësohet se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet si më poshtë;

• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
• me vendet e tjera të zonës Schengen 🇪🇺 nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë 🇦🇱 kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.