“Administrata nesër pushim”, Rama: Kush merr familjarë në makinën e punës do ndëshkohet rëndë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme administrata do te jete pushim.

Ne nje postim ne “Facebook”, Rama shkruan se per personat qe duhet te kryejne detyrat ne sherbime shteterore dhe e kane te pamundur levizjen ne kembe duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër dhe marrja ne makinen e punes te familjareve eshte rreptesisht e ndaluar dhe do te ndeshkohet me sanksione te renda.


NESËR ADMINISTRATA SHTETËRORE DO TË JETË PUSHIM

🔴 PËR KRYERJEN E DETYRËS NË SHËRBIMET SHTETËRORE OSE PUBLIKE BRENDA PERIMETRIT TR-DR, GJATË PERIUDHËS SË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS, PUNONJËSIT E AERPORTIT APO TË INSTITUCIONEVE TË TJERA SHTETËRORE QË KRYEJNË FUNKSIONE TË DOMOSDOSHME DHE E KANË TË PAMUNDUR LËVIZJEN NË KËMBË, DUHET TË AKREDITOHEN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, EMËR PËR EMËR

🔴 MARRJA NË AUTOMJETIN E PUNËS E PERSONAVE TË FAMILJES APO PERSONAVE TË TJERË QË S’KANË LIDHJE ME DETYRËN SHTETËRORE ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR DHE DO TË NDËSHKOHET ME SANKSIONE TË RËNDA




Skip to toolbar