Afron derbi i katërt, “avullojnë” biletat për Partizani-Tirana!

SPORT


Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet të dielën, pritet të jetë një ndeshje spektakolare dhe plot emocione, pasi të kuqtë mund të festojnë matematikisht titullin, ndërsa Tirana në krahun tjetër do të mundohet ta shtyjë këtë festë.

Megjithatë, veç spektalit në fushën e lojës, ai në tribuna pritet të jetë dhe më i zjarrtë. Me anë të një njoftimi publikuar pasditen e sotme nga klubi i Partizanit, mësohet se bileta për këtë ndeshje po shiten me ritme të shpejta.

“Klubi njofton se vijon të ketë një interesim mjaft të madh për takimin Partizani – Tirana në program ditën e diel ora 16:30, i vlefshëm për javën e 33 të Kategorisë Superiore. Në sektorët e Tribunave B1, B2 dhe E biletat kanë mbaruar, ndërkohë që drejt fundit janë edhe sektorët D1 dhe F”.

“Shitja e biletave po vijon me ritme jasht parashikimeve duke treguar interesimin e madh nga tifozeria e kuqe për këtë përballje. Kujtojmë se biletat mund ti siguroni në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00”, shkruhet në njoftimin e klubit.



Skip to toolbar