Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, nga arratia ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e kryer nga hetuesit në banesën e bashkëjetueses së tij.
Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të lëna në fuqi edhe nga Apeli si dhe Gjykata e Lartë.
Sipas ankimit të bërë nga avokatët e Ahmetajt, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që në atë periudhë gëzonte mandatin e deputetit.
Arben Ahmetaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.