Ajax thyen Valencian. Chelsea fiton, por vuan në Lille

AKTUALITET


Ajax fitoi në transfertë ndaj Valencias 3-0 në ndeshjen e dytë të fazës në grupe të Chamipons League, në grupin H. Holandezët kaluan në avantazh në minutën e 8` të sfidës me Ziyech. Spanjollët shpërdoruan një mundësi në të 25`, pasi Parejo humbi penllati. Ndërkohë, 10-të minuta më vonë, Ajax dyfishoi shifrat me Promes.

Pas pushimit të pjesës së parë, skuadra holandeze gjeti dhe golin e tretë me Van de Beek. Ndërkohë, Valencia u përpoq të ndryshonte diçka në sistemin e lojës, por pa mundur të finalizojë rastet e krijuara. Ajax kryeson grupin H me 6 pikë të plota dhe po kaq gola të shënuar në dy ndeshjet e para të fazës në grupe të Champion League.


Dy skuadrat e tjera të këtij grupi, Chelsea dhe Lille u përballën mes tyre me takimin që përfundoi me fitoren  e Bluve të Londrës me rezultatin 1-2. Talenti i Chelsea, Abraham shënoi golin e avantazhit në të 22`, ndërsa Osimhen barazoi në të 33` për vendasit.

Por William gjeti rrjetën në të 78`, duke i dhënë fitoren skuadrës së Chelsea. Kështu, anglezët marin tre pikë po aq sa Valencia dhe ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në grupin H, ndërsa Ajax është me 6 pikë dhe kryeson grupin. Lille është në vend të fundit pa pikë.




Skip to toolbar