Liverpool, rikthehet “Champion-s” mes drithërimave

AKTUALITET


Liverpool mori tre pikët e para në Champions League, pasi mundi Redbull Salzburg me rezultatin 4-3. Sadio Mane realizoi golin e parë në minutën e 9-të të pjesës së parë, pas një asisti të shkëlqyer nga Firmino. Braziliani finalizoi topin e fundit nga brenda zonës për Mane, pas një aksioni nga krahët të Liverpool. Mane mposhti portierin mik, duke i kaluar topin poshtë këmbëve. Goli i dytë pati autor mbrojtësin Andy Robertson.

Në të 25`, Alexander –Arnold niset në aksion me shpejtësi nga e djathta dhe gjen Robertson në qendër të zonës kundërshtare. Mbrojtësi mjaftohet vetëm duke shtyrë topin drejt rrjetës, duke dyfishuar shifrat për Liverpool. Në të 32`, Salah përfiton një top të kontrolluar keq nga portieri i Salzburg, dhe e dërgon në rrjetë, duke trefishuar shifrat për skuadrën e tij. Megjithatë, në të 39`, miqtë zgjohen me Hwang Hee-Chan që ngushton shifrat në 3-1, pasi kaloi mbrojtësit e Liverpool dhe I vetëm përballë portierit gjeti rrjetën.


Ndërkohë, me nisjen e pjesës së dytë, Salzburg ngushton dhe më shumë shifrat, pasi Minamino realizon një gol të shkëlqyer pas një asisti perfekt të Hee-Chan. Por austriakët nuk ndalen me kaq, pasi Haland barazoi shifrat në të 61` duke befasuar skuadrën e Jurgen Klopp. Megjithatë, për fitoren e Liverpool mendoi Mohamed Salah. Egjiptiani gjeti rrjetën në të 69`, pas një asisti të Firmino. Fitorja i jep tre  pikë Liverpool, që gjithsesi mbetet në vendin e tretë në grupin E, pas Salsburg në vendin e dytë dhe Napolit në vendin e parë me 4 pikë.  

Në grupin G, Zenit fitoi 3-1 ndaj Benfikës duke marrë fitoren e parë në fazën në grupe. Skuadra ruse shënoi në të 22` me Dzyuba, në të 70` Dias bëri autogol, ndërsa Amzoun në të 78 shënoi golin e tretë për skuadrën ruse. Ndërsa për Benfica shënoi De Tomas në të 85`. Ndërkohë, Lyon fitoi, po në këtë grup, mundi 2-0 Leipzig, duke marrë gjithashtu tre pikë nga takimi. Situata në këtë grup komplikohet, pasi Zenit dhe Lyon kryesojnë me 4 pikë, ndërsa Leipzig me 3 pikë gjendet në vendin e tretë. Benfica e vendit të fundit është pa pikë.




Skip to toolbar