Transferta në Rusi, Juventus pa De Ligt

AKTUALITET


Juventus do të përballet të mërkurën me Lokomotiv Moscow në ndeshjen e raundit të katërt të fazës në grupe. Por në këtë transfertë, skuadra italiane do të ketë një mungesë të rëndësishme në repartin mbrojtës.

Mbrojtësi Mattijs de Ligt do të mungojë për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.


Mbrojtësi i dha fitoren Juventus në derbin e të shtunës kundër Torino në Serie A, ndërsa pas ndeshjes u konstatua se kishte pësuar një problem në këmbën e majtë.

Në këto kushte, trajneri Sarri e la pushim futbollistin 20-vjeçar për takimin e radhës në Champions League.

Megjithatë, pritet që De Ligt të jetë gati për Juven në fundjavë në sfidën kundër Milan që do të luhet në “Allianz Stadium” të dielën. Ndërkohë, trajneri Maurizio Sarri do të ketë në dispozicion mesfushorin Adrien Rabiot për sfidën e Champions League.




Skip to toolbar