Një aksident i frikshëm, që mund të kishte shkaktuar vdekjen e dy të rinjve që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.
Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale K.R, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i K.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.