Aksident në aksin Korçë – Pogradec/ Automjeti përplas motorin, një i lënduar

AKTUALITET


Një aksident është rregjistruar në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.Nga të dhënat mësohet se një mjet ka përplasur një motorr, ndërsa drejtuesi i motorrit është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia nga ana tjetër po bën kqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.



Skip to toolbar