Aksident në “Ali Dem”, shoferi bllokohet në makinë

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur pasditen e të shtunës në zonën e “Ali Demit”, ku një mjet është përmbysur pasi ka goditur një tjetër mjet. Sipas informacioneve jo zyrtare, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përplasja e mjetit tip “Fiat” me një mjet tip “Mercedes”, i parkuar në anë të rrugës.

Fatmirësisht, shoferi i mjetit të aksidentuar, nuk ka pasur lëndime serioze për jetën, megjithëse për nxjerrjen e tij nga makina e përmbysur ka pasur vështirësi.


Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Ndërkohë, Realstory.al ka siguruar foto nga vendi i aksidentit, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve. Ata, qytetarët, në fakt kanë qenë të parët që i kanë dhënë ndihmë shoferit të bllokuar në mjetin tip “Fiat”.

Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë të plagosur nga aksidenti, ndërkohë  që në vendin e ngjarjes kanë qenë dy ambulanca.




Skip to toolbar