Aksidentohet për vdekje 55-vjeçari në Tiranë, ndalohet drejtuesi i mjetit

AKTUALITET


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15, kur një mjet me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç, ka goditur për vdekje një këmbësor, që mësohet të jetë rreth 55-vjeç, sipas informacioneve paraprake të policisë.

Viktima ka qenë duke ecur në rrugë, kur është goditur nga mjeti. Plagët e marra nga aksidenti, ka bërë që 55-vjeçari të ndërrojë jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbrritur në vendin e ngjarjes menjëherë sapo është njoftuar për aksidentin, duke shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, 32-vjeçarin me inicialet E.S. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.



Skip to toolbar