Një superaksion është zhvilluar në Krujë për të goditur kultivimin e lëndëve narkotike, ku ka çuar në arrestimin e 19 personave dhe shpalljen në kërkim të 7 të tjerëve. Operacioni i zhvilluar nën emrin e koduar “Malësia e Krujës” për kultivim të lëndëve narkotike u zhvillua pas një hetimi 3 mujor të personave, që përfunduan në pranga. Gjatë aksionit u arrestuan 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, konkretisht:
A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;
M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;
L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;
N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;
R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;
E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;
Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;
L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;
K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;
A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;
F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;
A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;
G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim edhe e 7
personave të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve
narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar
masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen
se kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë,
Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në
periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara
kanabis dhe fidanë narkotike Canabis Sativa.
Ky operacion është në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara “Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4”, gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.