Aksioni në bregdet, Rama: Masa më të ashpra me ligjin e ri

POLITIKË


Kryeministri, Edi Rama ka reaguar edhe një herë tjetër në lidhje me aksionin anti informalitet që këtë të martë është shtrirë në plazhet e veriut, Velipojë dhe Shëngjin.

Në një shënim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama shkruan se aksioni i nisur ditët e fundit është vetëm fillimi dhe se në shtator pritet të ketë masa akoma dhe më të forta.


Ligji i ri për vijën bregdetare, që kreu i qeverisë ka paralajmëruar do të sjellë rregullin e munguar në këtë zonë që ka dëmtuar qytetarët dhe pushuesit e shumtë. Të dielën, kryeministri deklaroi se në shtator do të paraqitet në Kuvend një ligj, i cili do t`u heqë të drejtën e administrimit të vijës bregdetare pushtetit lokal.

Prej disa javësh ka nisur një aksion kundër informalitetit, ndërsa ditët e fundit, këtij aksioni nuk i ka shpëtuar as vija bregdetare. Në pak ditë, forcat e policisë dhe autoritete të tjera shtetërore, kanë hequr mijëra shezlongë dhe kanë liruar po ashtu mijëra m2 sipërfaqe bregdetare të zaptuara nga biznese private, ndërsa janë dërguar për ndjekje penale zyrtarë bashkie, që nuk kanë reaguar për shkeljet e konstatuara.

Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin🤝👊

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 6. August 2019



Skip to toolbar