Analisti Albatros Rexhaj ka deklaruar se, sipas tij, linja islamike paraqet rrezik për sigurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.
Rexhaj u shpreh se kjo situatë është shqetësuese për qeveritë e rajonit, duke pretenduar se shërbimi shqiptar ka një listë, ashtu si edhe shërbimi i Kosovës.
“Linja islamike rrezikon sigurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Kjo është shqetësuese për qeveritë e rajonit. Shërbimi i Shqipërisë ka një listë, ashtu si edhe shërbimi i Kosovës, ndërsa shërbimi i RMV-së i toleron.
Ditën e shtunë, duke nisur nga ora 4, ka pasur një vëmendje të shtuar nga policët kufitarë dhe ka pasur raste kur persona të caktuar janë kthyer pas. Deputetët janë identifikuar dhe kanë shprehur retorikën për përkrahje të protestës.
Materiali i së shtunës ka ngelur te posta kufitare. Ka ndodhur një ngatërresë dhe ka pasur komunikim nga Ministria e Jashtme e RMV-së dhe e Shqipërisë, ku janë sqaruar gjërat dhe ndaj nuk ka pasur reagim zyrtar.”
