“Rama ka humbur legjitimitetin”/ Qiraxhi: Protesta është kthyer në lëvizje shoqërore. Pritet rikthim në vjeshtë

Më të fundit


Aktivisti i shoqërisë civile, Migen Qiraxhi, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se protestat qytetare tashmë kanë kaluar nga një fazë masive në një lëvizje të qëndrueshme shoqërore.

Sipas tij, tubimet e përsëritura çdo të shtunë para Kryeministrisë dëshmojnë një rezistencë të fuqishme dhe të mirëorganizuar të qytetarëve.

Qiraxhi theksoi se kjo është protesta më e artikuluar politikisht, përmes së cilës janë thyer dy rekorde: ai i pjesëmarrjes më të madhe dhe ai i qëndrueshmërisë.

“Për fatinë  tyre të keq, që mitin me kohën e kohës e kanë thyer. Protesta ka kaluar nga faza kur ishte masive, tani është në fazën e një lëvizjeje shoqërore. Sot kjo lëvizje me simbolikën e sheshit para Kryeministrisë është duke mbajtur shenjën e qëndrueshmërisë. Protestat bëhen të fuqishme që japin shenja kur kthehen, të shtunat kanë bërë traditën e tyre. 

Të paktën çfarë ndjej unë në atë protestë është fakti që rikthimi është shumë i përgatitur dhe i fuqishëm për të vazhduar qëndrueshmëri. Ata njerëz po mban atë qëndrueshmëri. Duhet të jemi mirënjohës atyre njerëzve që janë në protestë, gjërat kanë ndryshuar. Rama ka humbur legjitimiteti. Janë thyer dy rekorde, protesta më e madhe në shoqëri, dhe rezistenca qytetare. 

Ka dy palë: kryeministri dhe qytetarët. Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqjen akoma, por ka një ballafaqim. Nga qytetarët që nuk ngrohen të protestojmë, kemi sot qytetarë që po rezistojnë. Kjo është protesta më e artikuluar politikisht”, tha Qiraxhi.



Skip to toolbar