Aleati i Bashës: Shqipëria është në prag konflikti

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shkruan në një postim në facebook se Shqipëria është në prag konflikti, ndërsa bën një panoramë të takimeve të zhvilluara në Gjermani.

Mediu shkruan se ka informuar deputetët gjermanë me situatën politike në Shqipëri, ndërsa ka marrë mbështetje nga disa prej tyre se do të ndalin “marrëzinë e Ramës”.

Postimi i plotë i Fatmir Mediut:

Në takimin e Berlinit zhvillova takime në Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD, Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schëartz, Bernd Rutzel etj.

Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, janë prezent në çdo takim.

Informacionet zyrtare Gjermane dhe Britanike tregojnë se krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare, është një problem serioz që ka tejkalur Shqipërinë. Ai është prezent në shumë vende të Europës.

Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues, qëllimisht po shkatërrohet pluralizmi politik. Vjedhja e votave nga bandat, me urdhër të Rilindjes në 2017, e kanë futur Shqipërinë në një krizë të paprecedente.

Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farse në 30 qershor, vetëm me një kandidat, të zgjedhur prej tij.

Shqipëria është në prag konflikti, prandaj mbështetja e Bundestagut, veçanërisht deklarata e Z Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt, janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.

Në takimin e Berlinit zhvillova takime në Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD, Volkmar Klein,…

Gepostet von Fatmir Mediu am Donnerstag, 6. Juni 2019


Skip to toolbar