OFL kërkesë për justifikimin e pasurisë dy të të dënuarve në Angli

AKTUALITET


Operacioni Forca e Ligjit ka ‘goditur’ sërish dy të dënuar në Britaninë e Madhe për trafik droge. OFL i ka kërkuar të justifikojnë pasuritë Klaus Matishi alias Klodian Çopja dhe Emiljano Shegës, të dy banues në Elbasan dhe me procedentë penal.

Klodjan Çopja, të cilit të cilit OFL i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës.


Klodian Çopja është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja kishte importuar drejt Anglisë përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar.  Kingston Croën Court e shpalli fajtor për 3 akuza, shpërndarje droge e Klasit A, Klasit C dhe importit të drogës së Klasit A. Ai u kap nga Policia pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainës nga prilli i vitit 2013 deri në korrik të 2015 -ës. Sipas autoriteteve britanike, 33-vjeçari ishte koka e grupit kriminal.

Emiljan Shega të cilit Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot formularin e pasurisë është arrestuar 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan




Skip to toolbar