Alvaro Morata: Nuk dua të largohem nga Atletico Madrid!

SPORT


Alvaro Morata dëshiron largimin përfundimtar nga Chelsea dhe të vijojë të qëndrojë te Altetico Madrid. Sulmuesi erdhi në huazim nga Chelsea te Atletico në janar të këtij viti, me një afat qëndrimi deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Megjithatë, duket se spanjolli ka gjetur një ambient të mirë në ekipin e Diego Simeones, duke luajtur në 17 ndeshje ku ka shënuar dhe gjashtë gola. Në një intervistë për mediat spanjolle, futbollisti është shprehur se dëshiron të vijojë karrierën me Atletico Madrid, edhe pas përfundimit të periudhës së huazimit.


“Është e qartë se ajo që dua është të qëndroj këtu”, tha Morata. “Unë do të bëj gjithçka që mundem për të vazhduar të luaj këtu, kam bërë gjithçka që mund të vij këtu dhe do të bëj gjithçka që mundem për të qëndruar. Nuk po mendoj të kthehem diku, vetëm të jem këtu“.

Jam i lumtur këtu dhe dua të jem këtu për vitet që më kanë mbetur në nivelin më të lartë”, ka thënë Sulmuesi. Morata u bashkua me Chelsean për një shumë prej  70 milionë Eurosh në 2017, dhe shënoi shtatë gola në tetë ndeshjet e tij të para. Megjithatë, forma dhe besimi i tij shpejt u zhdukën, dhe ai shënoi vetëm 17 gola në 64 ndeshjet e tij të ardhshme për Blues.




Skip to toolbar