Çudia: policët bien në det, por trafikantët i shpëtojnë!

Trafikantët i shpëtojnë jetën policëve në mes të detit, që ishin vënë në ndjekje të tyre për të kapur drogën. Mund të duket si një skemë e stisur, por në fakt është e vërtet dhe e gjitha e kapur nga kamerat.

Sipas “Corriere della sera” policia bregdetare ka qenë në ndjekje të gomones me 4 trafikantë që po transportonin drogë. Policia monitoronte situatën me helikopter dhe dy skafe në brigjet e Malaga-s në Spanjë, por gjatë aksionit skafet e policëve janë përplasur mes tyre duke hedhur në det efektivët. Ato ishin duke luftuar për jetën për shkak të dallgëve, kur ndodhi ajo që nuk pritej. Gomonia e trafikantë u kthye dhe i shpëtoi ato duke i nxjerrë nga uji.

Sigurisht fundi dihet, trafikantët u arrestuan dhe policia sekuestroi 80 pako me hashash, por ajo që u pa në kamera ishte edhe ana tjetër e trafikantëve, ajo njerëzore.

Disiplina në Spanjë, “fal” Barcelonën me gjobë

Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit, gjobiti Barcelonën me 300 euro. Shkaku për këtë gjobë është sulmuesi i ardhur nga Atletico Madrid te Barcelona, Antoine Griezmann. Klubi katalanas hyri në negociata me sulmuesin francez, përpara se të njoftonte klubin e madrilen, gjë që ndalohet nga rregulloret e FIFA. Atletico kërkoi hetim dhe më pas dënim për Barçën, pasi i ka shkaktuar dëme financiare klubit.

Barcelona, sipas Atletico Madrid, arriti një marrëveshje me lojtarin në kohën që klauzola e tij ishte 200 milion euro. Por, transferimi u krye vetëm pasi klauzola e Griezmann shkoi në 120 milion euro. Në këto kushte, Atletico humbi 80 milion euro, ndërsa Barcelona i kurseu këto para.

Barcelona rrezikonte të zhvillonte një ndeshje pa tifozë në stadiumin “Camp Nou”, e cila praktikisht do të kishte  një kosto të konsiderueshme. Por, disiplina është treguar “bujare” me klubin katalanas, duke i vendosur një gjobë prej 300 eurosh, shumë e papërfillshme për Barcelonën.

Në fakt, “bujaria” e Federatës Spanjolle të Futbollit, buron nga rregullorja e Kodit të Disiplinës, e cila parashikon shuma të vogla të gjobës në rast të shkeljes së neneve 88 dhe 126. Ky vendim nuk duhet ta ketë kënaqur Atletico Madrid, pasi jo vetëm që humbi një nga lojtarët më të mirë të klubit, por nuk arriti të përfitonte aq sa do të dëshironte nga shitja e tij te Barcelona.

Valencia fiton Copa del Rey, Barcelona e mbyll me turp

Barcelona është turpëruar nga Valencia në finalen e Copa del Rey, duke e humbur atë përballë Valencias.

Këto të fundit kanë bërë një ndeshje të madhe duke arritur të fitonin një nga trofetë e rëndësishëm të sezonin në Spanjë.

Kevin Gamerio ka kaluar Valencian në avantazh në minutën e 21′ të takimit, pas një aksioni brenda zonës.

Por Valencia nuk e la me kaq, pasi tregoi se e dëshironte më shumë se Barcelona këtë trofe, duke realizuar dhe golin e dytë me Rodrigon në minutën e 33′.

Katalanasit shtojnë presionin pas pushimit të pjesës së parë, kur Messi arrin të shënojë në minutën e 73′.

Megjithatë, Valencia u mbrojt mirë dhe nuk lejoi që kundërshtari të barazonte, ndonëse shanset nuk i munguan Barcelonës.

Alvaro Morata: Nuk dua të largohem nga Atletico Madrid!

Alvaro Morata dëshiron largimin përfundimtar nga Chelsea dhe të vijojë të qëndrojë te Altetico Madrid. Sulmuesi erdhi në huazim nga Chelsea te Atletico në janar të këtij viti, me një afat qëndrimi deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Megjithatë, duket se spanjolli ka gjetur një ambient të mirë në ekipin e Diego Simeones, duke luajtur në 17 ndeshje ku ka shënuar dhe gjashtë gola. Në një intervistë për mediat spanjolle, futbollisti është shprehur se dëshiron të vijojë karrierën me Atletico Madrid, edhe pas përfundimit të periudhës së huazimit.

“Është e qartë se ajo që dua është të qëndroj këtu”, tha Morata. “Unë do të bëj gjithçka që mundem për të vazhduar të luaj këtu, kam bërë gjithçka që mund të vij këtu dhe do të bëj gjithçka që mundem për të qëndruar. Nuk po mendoj të kthehem diku, vetëm të jem këtu“.

Jam i lumtur këtu dhe dua të jem këtu për vitet që më kanë mbetur në nivelin më të lartë”, ka thënë Sulmuesi. Morata u bashkua me Chelsean për një shumë prej  70 milionë Eurosh në 2017, dhe shënoi shtatë gola në tetë ndeshjet e tij të para. Megjithatë, forma dhe besimi i tij shpejt u zhdukën, dhe ai shënoi vetëm 17 gola në 64 ndeshjet e tij të ardhshme për Blues.

Manaj rikthehet titullar dhe gjen golin e radhës me Albaceten (video)

Më shumë se katër muaj pa shënuar dhe pas shumë problemesh me dëmtimin, Rey Manaj është rikthyer te goli në La Liga 2 në Spanjë. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka shënuar në takimin që Albacete luajti në transfertë ndaj Rayo Majadahonda.

Manaj shënoi golin e parë të ekipit të tij, në fitoren 2-3 të Albacetes. Manaj nuk shënonte një gol në kampionat prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Prej asaj kohe Manaj nuk ka pasur shumë fat, pasi ka vujatur disa dëmtime, të cilat nuk e kanë lënë të shfaqë formën e tij më të mirë. Me golin e shënuar dje, Manaj koleksion golin e gjashtë personal me Albaceten këtë sezon.

Getafe ndal Realin, madrilenët në krizë goli!

Real Madrid vijon të zhgënjejë pasi ka barazuar përsëri në kampionat ndaj Getafes me rezultatin 0-0, në takimin e vlefshëm për javën e 34 në La Liga.

Ndonëse me një ekip sulmues, Zidane nuk ia doli të merrte tre pikë, teksa Benzema, Brahim Diaz dhe Bale e patën të pamundur të gjenin rrjetën.

Ndeshja ka qenë e gjitha në kontrollin e “Los Blancos”, mirëpo barazimi në fund i ka vlejtur shumë Getafes, që po bën një sezon të mirë dhe shpreson të kap një vend në Champions.

Me këtë barazim, vendasit janë rikthyer në vend të katërt, pas fitores së Sevillas më herët, me renditjen që është ngjeshur shumë, por Getafe është superiore ndaj Sevillas për shkak të dy fitoreve në takimet direkte.

Në fund të takmit, vendasit u treguan tepër të rrezikshëm, duke krijuar disa mundësi të mira, por Navas ishte në superformë.

Meta firmos dekretin. Ja kush është ambasadori i Shqipërisë në Spanjë

Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretin për emërimin si ambasador të Shqipërisë në Spanjë të Gazmend Barbullushit. 

Njëkohësisht ai do të jetë edhe ambasador i Shqipërisë (jo rezident) në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës.

Me firmosjen e dekretit nga Presidenti Meta, zyrtarizohet emërimi i i ambasadorit Barbullushi.

Skip to toolbar