Ambasada amerikane: Njerëzit e medias s’duhet të sulmohen pse tregojnë fakte

AKTUALITET


Ambasada amerikane, përmes një njoftimi në “Facebook” shkruan se gazetarët nuk duhet të sulmohen.

Ambasada në këtë njoftim thekson se njerëzit e medias nuk duhet të kërcënohen aspak, nëse ata publikojnë fakte apo bëjnë pyetje të vështira.


Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

SHBA mbështesin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ata janë burim i llogaridhënies dhe informacionit.

Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet.” Ambasadorja e SHBA Yuri Kim




Skip to toolbar