Amnistia penale/ Rama: Keqkuptim total nga PD, u sqarua nga ministri i Drejtësisë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Demokratike është keqkuptuar në lidhje me projektligjin për amnistinë penale.

Pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Rama deklaroi për gazetarët se për këtë u bë një sqarim nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja për kategoritë përfituese.

I pyetur për deklaratën e Lulzim Bashës se nuk do të japë votat për ta kaluar amnistinë penale, Rama e ironizoi duke thënë se ai ka qenë përgjumësh.

“Opozita nuk është opozita, janë konglomerate, grupe, nuk kam asnjë interes. Ligjet kalojnë në një kohë të shkurtër, sepse nuk ka në sallë kushte për të kaluar në kohë të gjatë. Për sa kohë nuk ka kushte normale që nuk vijnë nga ne, ligjet do kalojnë ashtu siç kalojnë.

“Nuk jam në dijeni në këtë moment të agjendës nesër të parlamentit. Ju jeni të lirë mos ta besoni, por nei i kemi punët e ndara. Unë jam në parlament, një deputet që ndjek çfarë është përgatitur. Nuk e di sesi është agjenda nesër. Di që është bërë një diskutim mbi një keqkuptim total që është krijuar, është adresuar menjëherë sot nga ministri i Drejtësisë. Kush është ky? Në çfarë ore e tha? Sa ishte ora? Ka qenë akoma përgjumësh”, theksoi kreu i qeverisë.



Skip to toolbar