“Anatomia Pernkopf”, libri nazist që përdoret fshehtas nga kirurgët

AKTUALITET


Kur kurges nervore Dr Susan Mackinnon ju nevojit ndihmë për të përfunduar një operacion, ajo arriti, siç ndodh shpesh, të gjente zgjidhje në një libër të anatomisë të mesit të shek XX, shkruan BBC, në një artikull kushtuar librit nazist të anatomisë. Falë ilustrimeve komplekse të bëra me dorë, duke treguar trupin e njeriut në pjesët e tij të brendshme, Dr. Mackinnon nga Universiteti i Uashingtonit, ishte në gjendje të përfundonte procedurën e saj.

Libri që ajo kishte përdorur ishte, Anatomia Topografike e Njeriut Eduard Pernkopf, që tingëllon diçka e pafajshme. Lëkura, muskujt, tendinet, nervat, organet dhe kockat janë zbuluar në detaje grafike. Libri nuk është për zemër të dobët. Por libri, i referuar shpesh si Atlasi i Pernkopf-it, nuk është më në shtyp dhe një grup i dorës së dytë, ka disa vëllime, mund të shitet për mijëra paund në internet.


Megjithatë, përkundër çmimit të madh të kërkuar, shumë pak do ta shfaqnin me krenari në klinikën, bibliotekën ose shtëpinë e tyre. Kjo për shkak se gjetjet e librit vinin nga trupat e qindra njerëzve të vrarë nga nazistët. Kritikët thonë se libri është i njollosur nga e kaluara e tij e errët dhe shkencëtarët janë kapur në shkelje me etikën për përdorimin e tij.

Rabini Joseph Polak – një i mbijetuar nga Holokausti dhe profesor i ligjit të shëndetësisë – beson se libri është një “enigmë morale” sepse rrjedh nga “e keqja e vërtetë, por mund të përdoret në shërbim të së mirës”. Libri ishte një projekt 20-vjeçar i një nazisti dhe doktori të shquar, Eduard Pernkopf, i cili u rrit nëpër radhët akademike në Austri falë mbështetjes së tij për partinë e Adolf Hitlerit.

Kolegët e tij e përshkruanin atë si një socialist “të zjarrtë” Kombëtar, i cili, nga viti 1938, kishte veshur  uniformë naziste. Kur u bë dekan i shkollës mjekësore në Universitetin e Vjenës, ai shkarkoi të gjithë anëtarët hebrenj të fakultetit, përfshirë tre laureatë Nobel. Në vitin 1939, një ligj i ri i Reichut të Tretë siguroi që trupat e të gjithë të burgosurve të ekzekutuar u dërguan menjëherë në departamentin më të afërt të anatomisë për qëllime kërkimore dhe mësimore.

Gjatë kësaj periudhe Pernkopf ka punuar 18 orë në ditë duke shpërndarë kufomat, ndërsa një ekip artistësh krijuan imazhe për librin e tij.  Dr Sabine Hildebrandt, nga Shkolla Mjekësore në Harvard, thotë se të paktën gjysma e 800 imazheve në atlas vinin nga të burgosur politikë. Ato përfshinin burra homoseksualë dhe lezbike, ciganë, disidentë politikë dhe hebrenj.

Mijëra kopje të atlasit u shitën në të gjithë botën, dhe u përkthye në pesë gjuhë. Parathëniet dhe prezantimet në libra përshkruajnë “vizatime mbresëlënëse pikturuese … dhe pjesë të jashtëzakonshme arti” ndërsa shmangin çdo përmendje të së kaluarës së tyre të përgjakshme. Vetëm në vitet 1990 studentët dhe akademikët filluan me të vërtetë të pyesin se kush ishin njerëzit në atlas. Pasi u zbulua historia brutale, atlasi doli nga botimi në 1994.

Kolegji Mbretëror i Kirurgëve thotë se atlasi nuk është në përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, përveç mbajtjes nga bibliotekat për qëllime historike. Sidoqoftë, një studim i fundit i Neurokirurgjisë i kirurgëve nervorë ka gjetur se 59% ishin të vetëdijshëm për Atlasin e Pernkopf, me 13% aktualisht ishin duke e përdorur atë. Nga ata që janë anketuar, 69% thanë se ishin të kënaqur duke përdorur atlasin para se të vetëdijësoheshin për historinë e tij.

Dr Mackinnon thotë se asgjë tjetër “madje fillon të krahasohet” me saktësinë dhe detajet e librit, dhe është veçanërisht e dobishme për operacione komplekse sepse i ndihmon asaj “të kuptojë se cili nga shumë nervat e vegjël që kalon përmes trupit tonë shkakton potencialisht dhimbjen”.




Skip to toolbar