Jetoi 99 vjet me të gjitha organet ne vendet e gabuara

Më të fundit


Rose Marie Bentley ishte një 99 vjeçare që kishte vendosur që pas vdekjes së saj, trupi t’i dhurohej mjekësisë shkencore për të studiuar më shumë mbi anatominë njerëzor. Ajo vdiq nga një vdekje natyrore, por pa e ditur kurrë se trupi i saj ishte unik dhe se meritonte një vend të veçantë në literaturën mjekësore dhe librat e historisë.

Arsyeja? Një problem shëndetësor i quajtur “invidus situs with levocardia”, në të cilin organet vitale të trupit janë të vendosura në anë të kundërt, pothuajse si një pasqyrë brenda trupit. Kjo është shoqëruar së bashku me një mori anomalish të çuditshme, por të mrekullueshme.


Mutacionet në “situs inversus with levocardia” ndodhin herët midis 30 dhe 45 ditëve të shtatzënisë dhe shkencëtarët nuk e dinë ende pse.

Gjendja ndodh në vetëm 1 nga 22 000 foshnje dhe është i lidhur me sëmundje të rënda të zemrës. Për shkak të defekteve të zemrës, vetëm 5% jetojnë deri në moshën 5-vjeçare. Deri më sot janë raportuar dy rastet me jetëgjatë një djalë që jetoi deri në moshën 13-vjeçare dhe një tjetër deri në moshën 73-vjeçare. Pra Rose Marie Bentley jo vetëm ishte një anomali për shkak të jetëgjatësisë, por edhe për faktin që nuk kishte pasur kurrë probleme me zemrën.

Kjo, së bashku me të gjitha anomalitë e saj tepër të rralla anatomike, është ajo që e bën Bentley një rast 1 në 50 milionë.




Skip to toolbar