Angli-Shqipëri pa tifozë? UEFA dënon ‘tre luanët’

Më të fundit


Anglia dënohet të luajë një ndeshje pa tifozë. Dënimi i marrë sot nga UEFA vjen pas  kaosit të shkaktuar nga tifozët në vigjilje të finales së madhe të EURO 2020.

Bëhet fjalë për vendimin e proçedimit disiplinor që UEFA kishte hapur ndaj Anglisë pas finales në “Wembley”, për qindra tifozë që thyen rrethimin dhe u futën pa bileta në impiantin gjigand të futbollit në Londër.


UEFA nisi proçedimin ndaj Federatës Angleze për thyerjen e sigurisë në një finale kaq të rëndësishme dhe rreziku siç e pranojnë vet mediat vendase është dënimi me një ndeshje pa tifozë.  

Ndeshja e radhës e përfaqësueses angleze, do të jetë ajo me Kombëtaren shqiptare, në kuadër të Eleminatorëve Euro 2022, ndeshje në të cilën anglezëve duket se do i mungojë tifozeria në stadium.




Skip to toolbar