Ankesat në Kolegjin Zgjedhor, Jaho: Refuzimi për mungesë legjitimiteti, i bazuar në dispozitë. Ligji u mbyll dyert kandidatëve

Më të fundit


Periudha post zgjedhor u shoqërua me një sërë ankesash kryesisht nga eksponentë të PD të cilët u ankuan deri në Kolegjin Zgjedhor, kërkesë që u refuzua për mungesë legjitimiteti.

Për konstitucionalistin Niazi Jaho, refuzimi për mungesë legjitimiteti është i mbështetur në nene të Kodit Zgjedhor. Më tej, juristi u shpreh se sipas Kodit Zgjedhor, edhe nëse kandidati ka prova se është abuzuar me votën e tij, është partia e cila duhet të ndërmarrë nismën për ankesë.

Jaho: Në aspektin ligjor dhe Kushtetues e kam ndjekur këtë problem. Refuzimi për mungesë legjimiteti është mbështetur në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor ku thuhet: << Çdo parti politike, pjestare ose jo e një koalicioni dhe kandidati i propozuar nga zgjedhësit, kanë të drejtë të ankohen në KQZ kundër vendimeve të KAZ-së që cënojnë interesat e tyre të ligjshme, brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit >>
Ja pra, kjo është dispozita që ankesat e tyre janë refuzuar për mungesë legjimiteti. Ose më qartë akoma, ti kandidat që je ankuar nuk legjitimohesh sepse, në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor, përmenden vetëm kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Balla: Deri sa këtë të drejtë e ka partia (subjekti zgjedhor që e ka përfshirë kandidatin në listën preferenciale) përse nuk është ankuar ajo?

Jaho: Në këtë rast nuk preferoj të bëj supozime. Aryset i di kandidati dhe partia e tij.

Balla: Kjo do të thotë se edhe me rastet kur kandidati për deputet disponon prova dhe fakte se me votën që i është dhënë atij është abuzuar me forma nga më të ndryshmet, i janë mbyllur dyert për t’u ankuar, a është kështu?

Jaho: Po, ligji ia ka mbyllur dyert, por partia politike përkatëse mund t’i hapë ato duke e marrë ajo nismën për t’u ankuar



Skip to toolbar