Anti-informaliteti, lirohen plazhe në Himarë e Durrës, nën hetim 5 pronarë

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka vijuar me aksionin për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të paligjshme duke bërë të mundur lirimin e 2000 m2 plazhe publike në Himarë e në Durrës si dhe ka vënë nën hetim 5 pronarë subjektesh.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 470 komplete shezlongë e çadra.

Kjo lëvizje e Policisë së shtetit vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet ku po vijohet në të gjithë zonë bregdetare me operacionin ‘Plazhi i lirë’ për lirimin e plazheve publike. Konkretisht policia njofton se në Himarë janë konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil. Si pasojë policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.  Në Himarë janë liruar 1000 m2 plazh publik, i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu janë sekuestruar edhe 200 kompleteve shezlongë  e çadra. ndërsa personat nën hetim akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

Ndërsa në Durrës janë vënë nën hetim dy pronarë të tjerë të cilët kishin zaptuar plazhin publik, në zonën e Katundit të Ri. Ata janë D.D. e SH.P.,  dhe akuzohen për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave“.  Në Durrës janë liruar rreth 1000 m2 plazh, ndërsa jën sekuestruar rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

Policia njofton se do të ketë vijim të planit të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.



Skip to toolbar