Gazetarë, studentë të Gazetarisë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur protestën para Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të nisë seanca parlamentare, duke kundërshtuar paketën e “Anti-shpifjes” të propozuar nga qeveria.
Kjo paketë është në rendin e ditës së kuvendit për t’u miratuar, por shoqatat e gazetarëve janë shprehur kundër kësaj pakete duke pretenduar se ajo cënon lirinë e shprehjes dhe vendos censurën.
Protestuesit janë shfaqur me pankarta në duar, ku japin mesazhe të ndryshme për lirinë e fjalës. Por sipas kryeministrit Rama, paketa anti-shpifje do t’i japë fund lajmeve të rreme dhe abuzimeve me lirinë e fjalës që bëhet kryesisht nga mediat online dhe nga rrjetet e ndryshme sociale. Por ajo që kundërshtohet më së shumti është dispozita që i jep të drejtë AMA-s që të gjobisë dhe madje të mbyllë pa vendim gjykate portalet në rast se gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.