“Platformë ku qytetarët të denoncojnë krimin dhe anëtarët e SPAK”

AKTUALITET


Prokurori Altin Dumani premtoi se që në nisje të punës së tij do të krijojë një platformë ku qytetarët të kenë mundësi të denoncojnë raste të krimit dhe të korrupsionit. Madje ata do të kenë mundësi të denoncojnë edhe anëtarët e SPAK. Dumani gjithashtu shpjegoi se si do të jepet informacioni për mediat.

“Do krijoj një platformë ku qytetarë të denoncojnë krimin dhe rastet e korrupsionin. Por ata të mund të denoncojnë edhe anëtarët e SPAK. Lidhur me median, pres që media të jetë kritike sepse është normale. Por unë këtë kritikë do ta vlerësoj dhe do ta shikoj si një mundësi si mund të shëndoshet prokuroria. Koordinatori për median të zhvillojë takime periodike me përfaqësues të medias në ambientet e SPAK. Gjithashtu koordinatori për median fare mirë së bashku me median të qartësojë qytetarët për rëndësinë e SPAK dhe natyrën e punës së SPAK, për rrezikun që vjen nga veprat penale të tilla si krimi i organizuar dhe korrupsioni. Çdo informacion që ka lidhje me çështjet konkrete do të jepet nga koordinatori për mediat, pasi të vlerësohet nga prokurori i çështjes pasi ai është zot i punës”, tha Dumani.





Skip to toolbar